10 gusht 2015 – Pezullohen për një vit lejet e ndërtimit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vendimi u firmos zyrtarisht nga shefi i qeverisë Edi Rama në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Sipas këtij vendimi, deri në miratimin e planeve të reja vendore nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi. Bëhet fjalë për ndërtimin e pallateve, por ka edhe disa përjashtime, duke përfshirë këtu ndërtimet në infrastrukturë, ndërtimet për banim familjar dhe ndërhyrjet me karakter emergjent apo struktura me interes publik dhe kombëtar.

Këshilli Kombëtar i Territorit bën me dije se, çdo leje ndërtimi e dhënë pas këtij vendimi do të konsiderohet nul dhe e pavlefshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/