6 gusht 2015 – “Osama bin Laden nuk ka ardhur kurrë në Shqipëri. Pretendimi për vizitën e tij në Shqipëri është vetëm një trillim banal dhe i përsëritur!!”
Kështu ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, pas publikimit në një blog të huaj se terroristi më famëkeq në botë kishte qenë në Shqipëri me një delegacion të qeverisë saudite, në kohën kur Berisha ishte president i Shqipërisë.
Për Berishën këto janë thjesht trillime banale nga mediat greke, serbe dhe disa të tjera pa asnjë bazë. Në delegacionin zyrtar të nivelit të lartë të Arabise Saudite që ka vizituar vendin tonë në vitin 1995, Berisha sqaron se Osama bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri.
Statusi i plotë i Berishës
Përgënjeshtrim!
Osama bin Laden nuk ka ardhur kurre ne Shqiperi. Pretendimi per viziten e tij ne Shqiperi eshte vetem nje trillim banal dhe i perseritur!!
Te dashur miq, sot mediat pa lajme perhapin trillimin bajat por dhe qesharak, se Osma bin Laden ka vizituar Shqiperine me nje delegacion zyrtar te nivelit te larte te. mbreterise te Arabis Saudite ne vitin 1995!
Ky lajm eshte nje trillim banal dhe i paskrupullt i perhapur shume vite me pare nga mediat greke, serbe dhe media te tjera pa asnje baze. Ne delegacionin zyrtar te nivelt te larte te Arabise Saudite qe ka vizituar vendin tone ne vitin 1995, apo rast tjeter, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi.Ky pretendim eshte tejet qesharak edhe per faktin boterisht te njohur se asokohe, dinastia Sudite ishte shpallur nga Osama bin Laden si nje armike per t'u permbysur per shkak te politikes dhe lidhjeve te ngushta te saj me SHBA.
Shqiperia ne vitet 1992-1997 ka dhene nje kontribut thelbesor, me te madh se çdo vend tjeter i rajonit por dhe me gjere, ne luften kunder terrorizmit ne bashkepunim te ngushte me agjensite inteligjente te vendeve partnere!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/