4gusht 2015 – Deputetët kanë përdorur fjalor të ulët në rrjetet sociale. Kjo ka ndodhur konkretisht mes deputetit demokrat Genc Pollo dhe atij të PS-së, Arben Ndoka. Ka qenë Pollo i cilimë 31 korrik publikoi në faqen e tij një lajm me titull: “Ndoka kishte detyruar të prostituonte ish-të fejuarën e vëllait të tij”. Por kjo ka sjellë reagimin e deputetit Ndoka, i shumëdiskutuar për të kaluarën e tij. Në një koment të shkruar nga Ndoka fyhet kolegu i tij.

“Pse nuk ke postuar edhe mesazhet që i kishe me vjehrrën? Mesazhet që i kishe dërguar vjerrës nëpërmjet e-mail, me të cilat u zbulua marrëdhënia intime që kishte me të. Mos u merr me mua o injorant, por ruaj familjen tënde se është bërë si porta e Brazilit në kampionatin botëror që sapo kaloi.

Meqënëse gruaja e parë të iku, ruaj këtë të dytën mos e ndaj me kolegët e tu. Të gjithë e dinë këtë fakt përveç teje. Ose mbase e din dhe vet por mbase të pëlqen kjo gjë se je pervers.

Ti je njeri pa pikë morali që shkon me vjehrrën, ndan gruan me kolegët e tu dhe të tjerë miq, etj.”, ka shkruar Ndoka.

Pas pak kohësh, deputeti demokrat e ka fshirë komentin nga faqja e tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/