4gusht 2015 – Qytetarët e Tiranës që e bëjnë çdo ditë linjën e autobusit nga Kombinati në Kinostudio dhe anasjellas e dinë gjendjen e saj. Sot atyre iu bashkua dhe kryebashkiaku i ri Erion Veliaj, ndonëse për vetëm 2 stacione, nga qendra deri te “21 dhjetori”. Aq sa për të mbërritur në njësinë numër 7.

Me vetë ai kishte marrë dhe kreun e Këshillit Bashkiak, Alfred Dalipi. Kjo është hera e dytë që Veliaj merr autobusin për të kryer një udhëtim të shkurtër. Përshtypjet nuk i ka dhënë ende, ndërsa shumë e kanë quajtur si show.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/