4 gusht 2015 – Biblioteka Publike Durrës bëri të ditur se të hënën, më 3 gusht 2015, filloi shërbimin e saj sipas orarit të zakonshëm. Specialistja pranë sektorit të huazimit të librit dhe periodikut shqip Teuta Dhima i tha “Dyrrah”-ut, në emër të institucionit, se në lajmërimin e publikuar në hyrje të institucionit jepen shpjegimet e duhura. Afati i këtij orari ishte 10 gushti. Kufizimi nga ora 13.00-14.00 u përdor, pasi është orari kur institucioni ka më pak përdorues. Punimet me sistemin e freskimit mbaruan, ndaj puna në institucion vijon në oraret e zakonshme, tha Dhima.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/