3 gusht 2015 – Jo vetëm ata që kryejnë vepra penale apo vjedhin energjinë elektrike, ndërtojnë pa leje etj., do të futen në burg apo do të procedohen penalisht. Edhe ata që do të kryejnë nevojat personale në ambientet publike të kryeqytetit do të dalin para drejtësisë pikërisht për këtë arsye.
Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk është kursyer as me fjalorin në momentin që tregoi se si do të ndëshkohen këta qytetarë.
“Nuk mund të vazhdojë më vandalizimi i objekteve të përbashkëta në Tiranë. Është fyese t’u thuash qytetarëve se ku bëhet çiçi dhe kaka, por për këtë janë vendosur dy tualete publike.
Dua të njoftoj se nga sot do të procedohen penalisht ata që kryejnë nevojat personale poshtë urës apo nëpër monumente, apo në çdo hapësirë të përbashkët të qytetit.
Do të shkojnë në burg të gjithë ata që vandalizojnë objektet publike të qytetit”, u shpreh Erion Veliaj.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/