2 gusht 2015 – Ashtu sikurse kreu i ri i bashkisë së Tiranës, gazetari Cim Peka, banon te rezidenca Kodra e Diellit. Ashtu si Erioni edhe ai e di se kjo lagje e vendosur larg rrjetit të transportit urban, nuk është e arritshme nga autobusët. Prandaj pasi ka parë foton e show-t të Veliajt duke shkuar në punë me autobus, Peka ka bërë një pyetje në Facebook: Mirë në punë shkove me autobus, por nga shtëpia deri te stacioni autobusit me çfarë shkove?
Statusi i tij i plotë:
Një pyetje për komshiun tim të "Kodrës së Diellit": Me çfarë zbret poshtë nga "Kodra e Diellit" për ta kapur autobusin që të shpie në zyrë o Eri??? Ps: Këtë mashtrimin e sotëm mund të na e kurseje. Do jesh i detyruar të mashtrosh për gjëra të mëdha siç kanë bërë të gjithë paraardhësit tuaj. Pse e konsumon gënjeshtrën dhe për gjëra që nuk të detyrojnë apo nuk ke nevojë? Apo thjesht gjihçka e ke ndërtuar mbi gënjeshtrën e nuk jeton dot pa të???
/Lapsi.al/