30 korrik 2015 –  Disa lexues dhe studentë u habitën kur në orën 12;57 të së mërkurës, 29 korrik 2015, u njoftuan nga punonjësit e bibliotekës publike të bashkisë se duhej të largoheshin, pasi orari përfundonte në orën 13:00, me urdhër të drejtorisë. Kjo me arsyetimin e temperaturave të larta. Më vonë me ikjen e vapës së madhe (kur?) do të vazhdonte orari normal për stinën e verës.

Burime nga Bashkia thanë se drejtoria e këtij institucioni të saj i kishte kërkuar leje për kufizimin e orarit deri në orën 13:00.

E habitshme, pasi pasditja, pas orës 17:00 është me freskët se periudha nga ora 11-13:00!

Më vonë “Dyrrah”-ut iu tha se në bibliotekë po instalohej sistemi i freskimit dhe mendohet që të hënën e ardhshme, 3 gusht 2015, do të rikthehet orari normal.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/