28 korrik 2015 – Policia e Durrësit raportoi sot për mediat se shtëpia e Arben Ristanit që ndodhet te Gjiri i Lalzit, kishte rënë pre e grabitjes gjatë natës.

Për këtë ngjarje ka folur dhe deputeti demokrat Ristani, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook tregon se në momentin e grabitjes, në banesë ndodhej gruaja dhe kunata e tij së bashku me fëmijët, të cilët ishin në gjumë.

Ristani shkruan se dëmi për të ishte i vogël pasi grabitësi kanë marrë vetëm një telefon celular, por frika dhe trembja e njerëzve është e madhe. Ai shfrytëzon këtë rast për të akuzuar sërish qeverinë lidhur me rendin dhe sigurinë në vend, ndërkohë që bën me dije se gjatë natës janë grabitur edhe disa banesa përreth.

“Më duhej edhe kjo që të kuptoja në lëkurën time se si ndjehen njerëzit që u përdhunohet jeta”, përfundon deputeti i PD-së.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/