28 korrik 2015 – Edhe shtëpia e deputetit demokat Arben Ristani ka rënë pre e grabitësve gjatë orëve të natës.

Në njoftimin e policisë së Durrësit, bëhet me dije se persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje banesën që ndodhet te Gjiri i Lalzit, por nuk mësohet ende se çfarë është vjedhur prej aty.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/