Mbi rrënojat ku kanë mbetur skeletet e zbuluara 8 vjet më parë ishte ndërtuar një banesë madhështore për kohën.
Në Durrës dhe Çezena, dy mesha për viktimat e tërmetit të vitit 1273
27korrik 2015 –Tetë vjet më parë në katedralen Shën Luçia të Durrësit dhe në një nga kishat e Çezenës në Itali u organizuan njëra pas tjetrës dy ceremoni fetare në përkujtim të katër viktimave të një tërmeti të regjistruar tetë shekuj më parë në qytetin bregdetar. Arkeologia italiane Sara Santoro, bashkëdrejtuese e ekspeditës në amfiteatrin antik të qytetit shqiptar u bë shkak për dy meshat që përkujtuan viktimat e tërmetit të vitit 1273.
Katër skeletet u zbuluan në korrik të vitit 2007 në amfiteatrin e Durrësit, gjatë ekspeditës së përbashkët arkeologjike shqiptaro-italiane, dhe sipas studiuesve i përkisnin pjestarëve të një familjeje, e cila mbeti nën rrënojat e tërmetit të tmerrshëm.
“Burri me moshë rreth 50 vjec dhe gruaja rreth të 35-ve ndiqeshin nga vajza 7-8-vjecare dhe një djalë i vogël 2-3 vjec. Që të gjithë në panik i drejtoheshin daljes së shtëpisë, por pa mundur të shpëtojnë”-kanë raportuar arkeologët.
Kjo ishte dëshmia e parë arkeologjike për tërmetin e fundshekullit të 13. Më parë gjithçka bazohej në shkrimet e një murgu, i cili kishte kaluar në qytet 40 vjet pas fatkeqësisë. Në përshkrimet e tij Durrësi paraqitej krejt i shkatërruar.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit