26 korrik 2015 – Një vajzë me emrin Ela është kthyer në makthin e biznesmenëve të kryeqytetit, të cilës pasi i besojnë vendin e punës si kameriere në bizneset e tyre, në fund të ditës ajo largohet duke marrë prej andej shuma të konsiderueshme parash. Kryesisht bëhet fjalë për paratë e xhiros ditore që kamarierja me emrin “Ela” mbledh gjatë ditës së parë të punës. 

“Shqiptarja.com” shkruan se një skemë të tillë vjedhjeje kamarierja “Ela” mësohet se e ka bërë në shumë lokale të Tiranës, ndërkohë që ndaj saj, vetëm dy kallëzime penale janë referuar në policinë e Tiranës. 

Sipas burimeve mësohet se kanë qenë dy pronarë lokalesh që kanë paraqitur kallëzim në 24 korrik 2015 kundër kamarieres “Ela" duke i sqaruar efektivëve të policisë së vajza i përket moshës 25 deri në 30 vjeçe, dhe u është ofruar si punëtore.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/