25korrik 2015 –Mbi 20 mijë objekte arkeologjike të madhësive të ndryshme në muzeun e Durrësit presin të studiohen nga specialistët arkeologë.
Arkat me objektet e zbuluara ndër vite gjtë ekspeditave apo gërmimeve të rastësishme në Durrës dhe rrethinat e tij janë zhvendosur dy vjet më parë në një magazinë që u ndërtua enkas në oborrin e muzeut arkeologjik të Durrësit.
Një pjesë vazhdojnë të jenë në oborrin e pasëm të muzeut për shkak të mungesës së hapësirave në magazinë.
Objektet arkeologjike të Fondit Themeltar, si dhe ato të Fondit Rezervë kanë një rëndësi të veçantë studimore, dhe nesër mund të jenë pjesë e eksponateve të Muzeut Arkeologjik më të madh të vendit.
Godina e re e muzeut arkeologjik të Durrësit është përuruar në vitin 2002, ndërsa në fillim të këtij viti përfundoi rikonstruksioni i plotë i tij. Në muze janë ekspozuar 3204 objekte të përiudhës antike, ndërsa pritet edhe hapja e dy kateve të sipërm me objektet e periudhës mesjetare.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/