25korrik 2015 – Durrsakët shkojnë për të vjedhur në Velipojë, në Durrës vijnë e vjedhin jabanxhinjtë. Policia e Durrësit arrestoi Vladimir Halilin, 46 vjeç nga Lushnja, pasi në lagjen Nr.13, Sektori “Iliria” ka tentuar të vjedhë automjetin tip Opel Korsa, me targë, AA 954 IB në pronësi të shtetasit F.Ç. 27 vjeç.

Edmond Mançe, 52 vjeç, nga Berati u kap duke vjedhur në lagjen nr.13 Durrës është kapur duke vjedhur një  market në pronësi të shtetasit J.T.24 vjeç, banues në lagjen 13 Durrës. I treti është Durim Sema, 49 vjeç, po nga Lushnja, pasi akuzohet për një vjedhje në lagjen 5 të Durrësit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/