Irini Tepshi dhe Reidi Shehi mbajnë edhe kurorën e Miss & Mrs Durrësi 2015
25korrik 2015 – Me spektaklin veror të bukurisë Miss & Mrs Turizmi janë mbyllur dhe ditët e turizmit 2015. I zhvilluar mbrëmjen e djeshme në mjediset e brendshme të universitetit “Albania College”, ky spektakël veror i bukurisë rinore që dje festonte dhe 10-vjetorin e tij, solli surpriza të shumta.
Sfilata në pasarelë e konkurentëve e ndërthurur mjaft bukur me muzikën dhe veshjet e stilizuara me motive popullore, muzika e perzgjedhur e interpretuar nga këngëtarë të njohur, grupi i valleve dhe të ftuarit e shumte i dhane spektaklit ngjyra dhe larmi të vecantë.
Për kurorën e Miss dhe Mrs Turizmi konkuruan 32 vajza dhe djem nga disa qytete të Shqipërisë. Juria e përbërë nga emra dhe personalitete të shquar në fusha të ndryshme të artit, kulturës, medias, sportit etj, vlerësuan me çmime të ndryshme disa prej konkurentëve në spektakël.
Në fund juria vendosi për çmimin e madh të këtij spektakli, ku Miss Turizmi u shpall Irini Tepshi, ndërkohë Mrs Turizmi u shpall Reidi Shehi. Vajza dhe djali fitues të këtij spektakli, mbajnë njëkohësisht dhe kurorën e Miss & Mrs Durrësi 2015.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/