23korrik 2015 – Marjo Mema ka treguar se nuk ka gisht në krimin ndaj patriotit të tij, Ismael Lulli, i cili u gjet i masakruar të hënën në zonën e Pesaros në Itali. Këtë fakt e pohon avokati i tij, por dhe deklarimet e deritanishme të palëve.

Sipas hetuesve, nga të dhënat e ngjarjes rezulton se Marjo Mema, bashkë me Igli Metën kanë marrë Ismaelin në makinë. Në një moment, Igli i ka kërkuar Marjos ta presë në makinë se kishte diçka për të sqaruar me Ismaelin.

Shkak ka qenë akuza e tij se ish e dashura e tradhtonte me 17-vjeçarin. Edhe pse 19-vjeçari Mema nuk ka qenë pjesë aktive në krim, ai nuk përjashtohet nga ngjarja, pasi akuzohet se ka marrë trupin e Ismaelit për ta fshehur në pyll, pranë një kishe.

Megjithatë, për policinë ende pritet ekspertiza e plotë. Fillimisht dyshohet se Igli Meta e ka qëlluar në kokë 17-vjeçarin, e ka lidhur duar e këmbë e më pas e ka goditur me thikë në fyt.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/