23 korrik 2015 – Zjarri gllabëron një shtëpi në Korçë, duke shkaktuar një tragjedi që në orët e para të mëgjesit të sotëm. Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë tre pjesëtarë të një familjeje, nëna dhe dy fëmijët e saj në një moshë fare të re.

Esmeralda Cicani, 52 vjeç, vajza Kristina Cicani, 20 vjeç dhe djali Tedi Cicani, 18 vjeç kanë mbetur viktima të kësaj tragjedie, ndërsa kryefamiljari Aleksandër Cicani ka mundur t’i shpëtojë flakëve.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në banesën e djegur në afërsi të Liceut të qyetit, dhe kanë mundur të nxjerrin trupat e viktimave.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e rënies së zjarrit në banesë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/