12korrik 2015 –Violinisti Regi Papa dhe pianisti Endri Nini kanë qenë protagonistët e mbrëmjes koncertale, që u zhvillua të shtunën në mjediset e Muzeut arkeologjik të Durrësit. I lindur në një familje violinistësh, Regi Papa, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare kthehej në qytetin e tij të lindjes pas 25 vitesh dhe një karriere të mbushur me koncerte në vende të ndryshme të botës.
Në sallën e mbushur si asnjëherë tjetër gjatë këtyre netëve të Festivalit të 10-të ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës të dy koncertistët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit tonë interpretuan një program mjaft impenjativ, i cili u hap me Sonatën për violinë dhe piano nr. 1 op. 80 në fa minor nga Sergei Prokofiev (1891 – 19953). 
Të dy kolegët 30-vjeçarë u shquan për mjeshtërinë dhe teknikën e lartë të interpretimit të kësaj “vepre tronditëse”, sic e quajti pianisti Nini.
Artistët e ftuar u duartrokitën gjatë edhe pas interpretimit të Kapriçit nga Eugen Ysauye (1858 – 1931) dhe Sonatës për violin dhe piano nr. 2 op. 77 nga Maurice Ravel (1875 – 1937).

Ky ishte koncerti i pestë në kuadër të Festivalit të Muzikës së Dhomës, që organizohet nga shoqata “Arti dhe kultura italo-shqiptare”. Sot, në mbrëmjen e fundit është programuar ansambli “Stinët” dhe dy artistë austriakë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/