5korrik 2015 – Ministri Tahiri ka qenë mes personave që reaguan sot për vendimet e gjyqësorit. Sipas tij, nëse Sokol Mjacaj do të merrte dënimin e merituar me kohë, nuk do të kishte kryer vrasjen tjetër të dyfishtë, këtë herë dy turistë çekë.
Vetë autori ka arritur të tregojë për policinë se gjithçka e ka bërë me qëllim grabitjen e makinës. Ai ka ndjekur çiftin çek dhe u ka hyrë me dhunë në makinë. Duke parë se ata nuk u dorëzuan lehtë, 20-vjeçari u qëlloi për vdekje.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





