5korrik 2015 – Misteri i vrasësit të çiftit të turistëve çekë mund të zbardhet nga verifikimi i fotografive që viktimat kishin bërë më herët në Theth. Sipas grupit hetimor, autori ka lëvizur për një periudhë të konsiderueshme me shënjestrat e tij, Michael Svatos dhe Anna Kosinova.
Siç shkruan gazeta “Panorama” sot për këtë krim që tronditi opinionin vendas e të huaj, autori mund të ketë hyrë në bisedë miqësore me çiftin e huaj dhe ata i kanë ofruar udhëtimin me makinë me ta. Ka dyshime dhe shpresë se mes 400 fotografive mund të jetë dhe ndonjë e kryer me autorin, për ta mbajtur kujtim turistët, pa e ditur se pikërisht prej tij do të vriteshin. Policia deklaroi se nuk është grabitur asnjë nga sendet personale në makinën ku ndodhi vrasja, as portofolet, laptopët apo dhe aparatet fotografike.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





