4 korrik 2015 – Vrasja makabre e dy turistëve çekë në Shqipëri nuk ka munguar në faqet e mediave ndërkombëtare.
“Në malet e Shqipërisë u grabitën dhe u vranë dy turistë çekë”, është titulli që të gjitha mediat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato çeke, e kanë pasqyruar lajmin e vrasjes së turistëve në Dukagjin të Shkodrës.
Prestigjiozja britanike “Daily Mail” shkruan se dy turistë çekë u vranë në malet e Shqipërisë, ndërsa autorët për të fshehur krimin e kanë rrokullisur makinën që ngjarja të dukej si aksident.
Lajmin e kanë pasqyruar gjithashtu edhe agjencia e lajmeve “Reuters”, “Euro News” dhe media serbe “Kurir”, ku kjo e fundit e hap lajmin me titullin: "Horror, dy turistë çekë u rrëmbyen dhe u vranë me automatik".
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





