· Udhëtimi Milano-Ankona-Durrës kushton 120 euro; Romë-Bari-Durrës 96,60 euro.

· Parashikohet që trafiku të rritet mbi 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar

DURRËS, 4 korrik 2015 –  Këtë verë për italianët është më e lehtë të udhëtojnë drejt Durrësit në sajë të një marrëveshjeje ndërmjet Trenitalia dhe Adria Ferries. Sipas njoftimeve të fundit të medieve italiane, parashikimet e trafikut rriten mbi 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Ka shumë avantazhe për ata që nisen nga Triestja, Ankona dhe Bari me shoqërinë publike “Trenitalia” dhe trenat e tjerë të shërbimeve kombëtare për në Shqipëri (Durrës) në një traget të flotës së “Adria Ferries”.

Falë promovimit të nisur nga “Trenitalia” dhe “Adria Ferries” mund të udhëtohet me tren-anije për një tarifë të veçantë. Për shembull një udhëtim Milano-Ankona-Durrës me tren-traget kushton 120 euro. Bileta Romë-Bari-Durrës me tren-target kushton 96,60 euro.

/red. e jashtme agjencia e lajmeve “Dyrrah”/