4 korrik 2015 – Me qëllim reduktimin e mundshëm të trafikut, policia u sugjeron drejtuesve të mjeteve që të shmangin këto akse rrugore, ku trafiku rëndohet së shumti gjatë sezonit veror:
Të shmangin rrugën Interurbane Tiranë-Vorë-Durrës, nga ora 07:00 deri në orën 10:00, dhe pasdite nga ora 19:00 deri 22:00.
Në vend të këtij itinerari sugjerohet të përdoret aksi rrugor, Tiranë-Ndroq-Plepa.
Ndërsa, për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga zonat e veriut për në Tiranë, të përdorin aksin rrugor, Fushë-Krujë-Kamëz-Tiranë, kryesisht gjatë fundjavës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





