4 korrik 2015 – Pianistja e re Kamela Hoxholli mbrëmjen e kaluar, u paraqit me një koncert të organizuar në Galerinë Jozef të qytetit të Durrësit.

Studente në vitin e 2-të të Universitetit të Arteve, Hoxholli, e drejtuar nga pedagogia Kristina Petrollari Laço, kishte përgatitur një program impenjativ në të cilin bënin pjesë autorë të njohur të literaturës muzikore botërore. Pas Preludit dhe Fugës nr. 3 nga J. S. Bah (1685 – 1750),  pianistja e re interpretoi me sukses Etydin op. 39 nr. 6 nga Rahmaninov (1873 – 1943) dhe koncertin op. 14 nr. 2 nga Prokofiev (1891 – 1953).

Kamela Hoxholli e mbylli koncertin para artdashësve durrsakë me Rapsodinë nr. 8 nga F. List (1811 – 1886).

Pianistja 20-vjeçare ka përfunduar shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” nën kujdesin e mësueses Linda Zëmblaku. Përveç koncerteve si nxënëse dhe studente në vendin tonë, Kamela Hxholli ka interpretuar edhe në Korunja (Spanjë).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/