3korrik 2015 – Trafiku i rënduar i verës do të sjellë bllokim të rrugës së jugut për mjetet e rënda. Që nga data 4 korrik e deri më 30 shtator të këtij viti, në fundjavë do të ndalohet lëvizja e mjeteve që lëvizin gjatë ditës në aksin Durrës-Fier-Vlorë-Sarandë.

Sipas policisë, përjashtohen nga ky urdhër:

-Automjetet e shoqërimit

-Automjetet e forcave të armatosura

-Automjetet për mirëmbajtjen e rrugëve,instalimet elektrike dhe mjetet për shpërndarjen e postës dhe gazetave

-Mjetet që i përkasin radios dhe televizionit

-Cisternave që transportojnë ujë të pijshëm

-Kamionë që transportojnë ushqime që prishen,të tilla si mish i freskët, qumësht të papërpunuar dhe produkte të qumështit të freskët, peshk të freskët dhe prodhimet e detit,fruta dhe perime që prishen.

-Kamionë që transportojnë shpendë dhe bagëti të gjallë.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”