DURRËS, 3 korrik 2015 –  U konfiskuan, nga Roja e Financës dhe Dogana, në portin e Ankonës dy traktorë të vjedhur. Ishin gati për t’u imbarkuar në drejtim të Shqipërisë (shiko videon më poshtë), njoftojnë mediet vendase.

Më 1 korrik 2015, u ushtrua kontroll në një TIR, me targa SH 7448 E, që vinte nga Italia e veriut, gati t’u imbarkuar në tragetin për në Durrës. K. I. shoferi, një shtetas shqiptar, 38 vjeç, shfaqi shenja shqetësimi dhe padurimi kur iu kërkua të hapte automjetin.

Nga një analizë paraprake e dokumentacionit të ngarkesës, rezultuan disa mospërputhje për peshën e deklaruar, destinacionin përfundimtar të mallrave të transportuara. Kjo mjaftoi të kryhej një kontroll më i plotë dhe shkarkimi i të gjithë kamionit.

U zbuluan mallra të pajustifikuar me dokumente. Ishin mbuluar me thasë edhe dy traktorë me goma të markës kanadeze “Massey Ferguson” seria 5455, prodhuar në Francë, që ishin vjedhur më 27 dhe 30 qershor 2015, në një krahinë në Italinë e veriut. Dy mjetet bujqësore u sekuestruan, në pritje për t'u kthyer pronarëve të tyre, ndërsa shoferi iu dërgua gjykatës me akuzën e vjedhjes dhe përdorimit të dokumenteve false.

/red. e jashtme, agjencia e lajmeve “Dyrrah”/