1korrik 2015 31 vepra të piktorëve italianë janë ekspozuar këto ditë në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” në Durrës. Tablotë i përkasin grupit prej 125 punimesh në pikturë dhe skulpturë që iu dhuruan bashkisë së Durrësit në vitin 2005 nga artistët italianë, miq të piktorit të madh shqiptar Ibrahim Kodra.
Veprat kanë mbërritur në Durrës një vit para vdekjes së piktorit Kodra, trupi i të cilit prehet në Ishëm, vendi ku lindi dhe kaloi fëmijërinë. Artistët italianë kërkuan hartimin e një katalogu për veprat e dhuruara, si dhe mundësinë e ngritjes së një galerie që do të mbante emrin e piktorit më të shquar shqiptar jashtë kufijve të vendit.

Tablotë nuk janë ekspozuar asnjëherë të gjitha së bashku, dhe vetëm në pak raste ato i janë prezantuar publikut në raste dhe vende të ndryshme. Këtë herë janë përzgjedhur 31 punime, të cilat pritet të ngjallin interesin e publikut.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"