25 qershor 2015 – Kur janë numëruar 4 853 nga 5 301 qendra votimi ose (91% e votave), për këshillat bashkiakë, Partia Socialiste kryeson me afro 93 mijë vota kundrejt Partisë Demokratike.
Siç tregon dhe tabela, PS-ja ka 337213 vota, PD-ja renditet e dyta me 284217 vota dhe LSI-ja e treta me 234040 vota.
E katërta renditet PDIU-ja me 55947 vota që ndiqet nga PR-ja me 46968 vota. Vota për këshillin bashkiak kanë patur surpriza në disa zona.
Në Gramsh, forcë e parë rezulton partia ADK, një subjekt i panjohur që ka marrë 1 120 vota, ndërsa PD-ja rezulton forcë e shtatë me 552 vota. Kjo bashki u fitua nga koalicioni i majtë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/