23 qershor 2015 – Brenda një orë, krerët e dy partive më të mëdha në vend, do të dalin para shqiptarëve për të dhënë llogari për humbjet dhe fitoret e tyre. Më e rëndë duket situata e opozitës, kreu i së cilës, Lulzim Basha do të jetë në orën 17:00 në një deklaratë për shtyp. E djathta arriti të mbajë fort Kukësin, Tropojën, Shkodrën e Lezhën dhe surpriza në disa qytete të vogla në jug të vendit.

Ndërsa Rama, për herë të parë reagoi në rrjetet sociale, duke thënë vetëm “Falemnderit”. Partia Socialiste fitoi thellë në të gjithë vendin, duke humbur në disa zona që nuk e kishte parashikuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”