23 qershor 2015 – Pas numërimit të votave për 55 bashki të vendit, ku e fundit ishte Tirana, të cilën e fitoi kandidati i majtë Erion Veliaj, në garë kanë mbetur edhe 6 bashki të tjera, ku nuk ka ende një rezultat.
Ato janë Durrësi, Shkodra, Kamza, Kruja, Berati dhe Malësia e Madhe.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje sot Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve dhe grupeve të numërimit, që të vazhdojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të votave.
Gjithashtu, KQZ-ja kërkoi respektimin e vendimit për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në ambientet ku po zhvillohet numërimi i votave.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





