22 qershor 2015 – Disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, nuk ka nisur ende numërimi në 4 KZAZ-të e Durrësit. Për shkak të vonesës së trajnimit të numëruesve është bërë shtyrja e procesit të numërimit, në një afat që nuk dihet ende. Sot, Durrësi votoi në masën 48.8 për qind. Mbështetësit e dy kandidatëve, Grida Duma dhe Vangjush Dako po presin me ankth nisjen e procesit të numërimit, në fund të të cilit do të shpallet dhe fituesi i Bashkisë së madhe të Durrësit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”