21 qershor 2015 – Një tjetër denoncim vjen nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në një dalje tjetër për mediat, Paloka ka deklaruar se në lokalitetin e Gjurasit, militantë të LSI-së kanë rrëmbyer kutinë e votimit.

“Kutia e votimit po transportohej me furgon, por militantët e LSI-së i kanë dalë para furgonit, kanë marrë kutinë dhe e kanë futur në një fuoristradë të tyre. Por, militantët e PD-së e kanë ndaluar fuoristradën.

Presim që autoritetet zgjedhore të ndërhyjnë dhe ta çojnë në vendin e duhur. Militantët e PD-së nuk do lejojnë asnjë cenim të vetëm të votës së shqiptarëve”, deklaroi Paloka.

Më tej, duke i bërë thirrje Ilir Metës që të heqë dorë nga këto praktika, Paloka shtoi se ka informuar Prokurorinë e Përgjithshme dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/