21 qershor 2015 – Dy kandidatët për Bashkinë e Durrësit bënë reagimet e tyre pas mbylljes së procesit të votimit. Fillimisht, ka qenë Vangjush Dako i PS-së, i cili në postimin e tij në rrjetet sociale falenderoi durrsakët për qytetarinë dhe mençurinë e tyre. Ai kërkoi dhe maturi në fazën përmbyllëse të procesit, pikërisht numërimit të votave.

Nga ana tjetër, kandidatja e djathtë, Grida Duma, u shpreh në një dalje publike për mediat se vota do të mbrohet deri në fund nga mbështetësit e djathtë. Më herët, Duma deklaroi se kanë votuar personave që nuk janë qytetarë të Durrësit.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”