21 qershor 2015 – Kanë mbetur vetëm 3 orë deri në përfundimin e votimeve në mbarë vendin.
Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 16:00, në Bashkinë e madhe të Durrësit, ku përfshihen gjithë fshatrat, rrethinat dhe qyteti i Durrësit, pjesëmarrja e votuesve është 30 %.
Pjesëmarrja e votuesve të Durrësit pritet të rritet, pasi kanë mbetur dhe 3 orë të tjera në dispozicion.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





