21 qershor 2015 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka vendosur nisjen e procesit normal të Zgjedhjeve në Tepelenë, pas pezullimit për shkak të problematikës në numrin rendor në fletë të dy kandidatëve, socialist e demokrat.

KQZ-ja vendosi që procesi të vijojë me të njëjtat fletë votimi, edhe pse kandidatët e mazhorancës dhe opozitës mbajnë të njëjtin numër në fletën e votimit.

Në mbledhjen e radhës palët u përfshinë në debate.  Përfaqësuesit e PD-së në KQZ kërkuan pezullimin e votimit, ndërkohë ato të mazhorancës kërkuan vijimin normal të procesit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/