20 qershor 2015 – Përparim Agalliu, kryetar i seksionit nr 6 të degës së Partisë Demokratike në Durrës rrëzoi versionin e Policisë mbi dhunimin e bashkëshortes së tij, dje në mbrëmje. Agalliu tha për mediat që Policia e Shtetit ka dhënë një version aspak të saktë për ngjarjen. “Nuk ka asnjë konflikt të mëparshëm të gruas sime dhe nëse Policia mbështet këtë version atëhere të tregojë autorët. Në të kundërt policia po bën një lojë që të fshehë autorët e vërtetë të ngjarjes”, tha Agalliu. Sipas tij, mbrëmjen e së premtes, bashkëshortja e tij u godit nga persona të panjohur, që më pas i thanë: Tani ec e voto për PD-në!

Nga ana e policisë së Durrësit, u deklarua sot se Mejreme Agalliu ka pasur fyerje e kanosje edhe dy herë të tjera brenda 6-7 muajsh për konflikte personale.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”