20 qershor 2015 – Dhuna ka shoqëruar orët e fundit para nisjes së procesit të votimit për kryebashkiakë në të gjithë vendin. Denoncimi i fundit vjen nga dega e PD-së së Durrësit, sipas së cilës është sulmuar fizikisht Merene Agalliu, sekretare e një qendre votimi dhe bashkëshortja e kryetarit të Seksionit nr 6 të PD-së. “Persona të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht aktivisten e Partisë Demokratike duke i thënë: tani voto PD-në, e më pas e kanë dhunuar rëndë fizikisht. Aktivistja u dërgua në spital në një gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratën e PD-së. Nga ana e saj, policia e Durrësit nuk ka ende një reagim në lidhje me këtë ngjarje.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





