19 qershor 2015 – Një burrë shëtit në mes të Tiranës me automatik në krah. I veshur civil, personi shikohet që i qetë, me një armë kallashnikov në krahë, lëviz i qetë, në krah të lumit Lana. Foto e publikuar në rrjetet sociale po bën jehonë, pasi askush nuk ka ndaluar personin e armatosur.