19 qershor 2015 – Mund të themi se kjo është foto e ditës që po bën xhiron e radhës nëpër rrjete të ndryshme sociale. Është sheshi “Liria” në Durrës, por i kthyer në një ‘plazh’.

Siç duket dhe nga fotot, nuk janë të paktë ata persona që kanë zgjedhur të marrin çadrat e plazhit dhe të zbarkojnë në qendër të qytetit për të marrë rreze. Me siguri kanë menduar që mund të lahen edhe në ujërat e shatërvanëve të rinj, përderisa kanë zgjedhur pikërisht këtë vend.

Për këto foto, komentet nëpër rrjete sociale janë të shumta. Disa prej tyre i mbështesin pasi thonë që në Durrës nuk ka plazhe publike, ndërsa disa të tjerë nuk duan ta besojnë që kjo është e vërtetë, dhe shpresojnë të jetë fotomontazh, pasi prish imazhin e qytetit.

Por, ‘Durrëslajme’ ju konfirmon se është e vërtetë. Kjo ka ndodhur sot në Durrës.

 

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/