19 qershor 2015 – Në Durrës janë rikthyer sot realizuesit e spoteve publicitare, por produktet e radhës nuk kanë lidhje me zgjedhjet.
Peisazhet e qytetit bregdetar do të përdoren si zakonisht për reklamat e biznesit, ndërsa për mëse një muaj ishin shfrytëzuar për qëllime elektorale.
Sheshi qendror i qytetit, i sapo rindërtuar, u bë i njohur për shqiptarët përmes imazheve elektorale të liderëve politikë dhe kandidatëve për kryebashkiakë.
Ndërkaq, sot në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, trupat e televizioneve u janë kthyer normalitetit dhe kanë rifilluar xhirimet për publicitetin e produkteve tregtare.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





