18 qershor 2015 – Sheshi ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet dhe të gjitha hyrjet e segmenteve rrugore që lidhen me të do të jenë të bllokuara për kalimin e automjeteve përgjatë gjithë ditës së sotme deri në mesnatë.
Ky bllokim bëhet pasi Partia Socialiste zhvillon mitingun përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 21 Qershorit.
Ndërsa nesër, në orën 19:00, po në sheshin ‘Nënë Tereza’, takimin përmbyllës elektoral do ta zhvillojë Partia Demokratike.
Mbeten vetëm 3 ditë deri të dielën, kur shqiptarët në të gjithë vendin do të votojnë për kryetarët e rinj të 61 bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/