17 qershor 2015 – Të gjitha shërbimet e Policisë, duke filluar nga dita e sotme, do të kryejnë 12 orë shërbim, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zgjedhjet e 21 qershorit. Janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit njofton se ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në tërësi, për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale. Vëmendje e posaçme i është kushtuar masave policore edhe për sezonin e ri turistik.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/