16 qershor 2015 – Me zë të qetë, kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, kërcënon gazetarët. Ai është filmuar në zyrën e tij, duke i dhënë “porosi” një grupi xhirimi, duke thënë se duhet të kenë kujdes gjatë punës. Sejdini, i cili kërkon mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Elbasanit, i kandiduar nga e majta, thotë me bindje se media është e lidhur me pushtetin. “Ju nuk mund të dilni kundër pronarit tuaj, pronari është i lidhur me pushtetin pazgjidhmërisht dhe nuk ka ku ta luajë topin”, u thotë Sejdini gazetarëve, duke u sjellë si shembull rastin e një kolegeje, në TvKlan, që nuk kishte vepruar sipas kësaj porosie dhe tashmë ishte i papunë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





