16 qershor 2015 – Serbët kërkojnë vrasjen e Ballist Morinës që ngriti në mes të Beogradit flamurin e Shqipërisë së Madhe. Nga një bisedë që është zbuluar nga siti sportal.al, disa serbë kanë folur për vrasje e dhunë, duke bërë plan që të sulmojnë gjatë ndeshjes së kthimit Shqipëri-Serbi.

Ja një pjesë e bashkëbisedimit të tyre…

Srpskabraca– Nëse duam ta sulmojmë Ballist Morinën atëherë duhet të flasim shqip dhe të sillemi si tifozë shqiptarë, ta pyesim në shqip të fotografohemi me atë. Por kjo është shumë rrezik, rreth tij do ketë shumë tifozë shqiptarë dhe mbase edhe sigurim që do e mbrojnë tërë kohën, pra kjo është tepër rrezik.

Cetnik– Unë mund ta bëj këtë, kjo do ishte kënaqësi/nder për mua ta bëj këtë. Kjo është e lehtë dhe nuk më intereson nëse vdes apo më kap policia, unë dua ta bëj këtë dhe do e bëj, vetëm duhet ta kërkojmë atë, ta gjejmë dhe më lejoni ta bëj këtë, jam gati ta (shahet) trurin e tij. Flas pak gjuhën shqipe, nuk do të jetë vështirë për mua, unë e marr rrezikun mbi vete.

Srpskabraca– Jam dakort me ty, nëse vërtetë je gati, atëherë Zoti të Bekoftë, unë do të të ndihmoj për ta vrarë atë.

Delije– Kam shumë shokë që janë gati të vdesin atje kështu që më thoni çfarë unë duhet të bëj me shokët e mij ta vrasim Ballistin apo çfarë do, jam shumë i gatshëm për këtë, jam me ty Cetnik dhe dua të të bashkohem ta vrasim (sharje), sa që edhe babai im më përkrah për këtë , nuk mund të pres!

Srpskabraca– Ballisti duhet sulmuar me thikë nga afër kur të fotografohemi shpejt e shpejt dhe nuk mirret vesh se nga u sulmua.