16 qershor 2015 – Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rastin Becchetti duke u munduar të theksojë se nuk është goditur një televizion, por burimi i parave që e financonte atë.

Nga Gjirokastra, kryeminsitri ka theksuar në "5 pyetje nga Babaramo" se ai nuk e ka parë kurrë këtë televizion. Madje sipas Ramës, as shqiptarët nuk e shohin këtë televizion.

I pyetur nga Babaramo se përse Becchetti u godit 10 ditë para zgjedhjeve, Rama thotë se kjo s’ka lidhje fare me zgjedhjet.

“Nuk ka lidhje fare me produktin e atij ekrani. Të them të drejtën as e kam parë ndonjëherë. Dhe që e shohin a se shohin 0.001 për qind e shqiptarëve. Por, dhe nëse do ta shihnin 100 për qind e shqiptarëve kjo nuk do të ndryshonte pikëpamjen time për atë aktivitet kriminal”, është shprehur Rama.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/