15 qershor 2015 – Edhe Policia Rugore është kundër tabelës 60 km/h të vendosur në autostradën Tiranë-Durrës. Burime nga Policia Rrugore kanë thënë se vendosja e tabelës që e kufizon shpejtësinë e automjeteve në 60 km/orë është një shqetësim edhe për vetë efektivët, shkruan “Java News”.

Sipas këtij institucioni, tabela është vendosur nga Ministria e Transporteve, e cila është autoriteti përgjegjës për caktimin e tyre, ndërsa policia vetëm monitoron respektimin e saj.

Mes Policisë rrugore dhe kësaj Ministrie ka nje negociatë për ta ndryshuar tabelën për shkak të trafikut që krijon dhe ajo është vendosur përkohësisht.

Arsyetimi i vendosjes së tabelës kufizuese lidhet me sigurinë e jetës së punëtorëve në rrugë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/