15 qershor 2015 – Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë zërat që qarkullon i veshur me antiplumb. I pyetur në Ora news, ai deklaroi se nuk ka veshur asnjëherë, ndryshe nga ish-kreu i opozitës, Sali Berisha që pranoi se në një rast ka qenë i mbrojtur. Sipas Ramës, fjalët që thuhen se ai qarkullon i mbrojtur me jelek nga frika se mos sulmohet me armë, i kanë thënë “budallenjtë që ka çdo popull”. Ai deklaroi me bindje se PS do të fitojë bashkitë me 21 qershor, ndërsa shton se është fushata më e bukur për shkak se ka shumë gra e vajza, qoftë kandidate apo mbështetëse.