15 qershor 2015 – Bashkia Islame e Kosovës përjashton hoxhën nga Prizreni, Irfan Salihu. Ky i fundit i quajti në një video femrat shqiptare që kishin marrëdhënie pa vendosur kurorë, si rruspije dhe i kërkoi meshkujve që të mos martoheshinn me to. Veç kësaj deklarate, Salihu mbështeti në media pretendimet serbe se në vitin 1445, në Kosovë kishte 1 për qind shqiptarë dhe kanë qenë turqit që çuan shqiptarët në Kosovë. Bashkësia Islame vendosi javën e shkuar që Salihu të përjashtohet përfundimisht prej BIK. Sipas Express, edhe më parë hoxha i Prizrenit ka provokuar. Dikur ishte marrë edhe me shprehjen e rilindësit Pashko Vasa se “Feja e shqiptarisë është shqiptaria”, duke e cilësuar atë si një budallallëk, madje edhe tallej me shkrimtarin e njohur.
“Feja apo kombi është përpara?” – Hoxha Irfan Salihu thotë se është "autobusi", në një video përqeshëse me Pashko Vasën, të publikuar në Youtube, duke pretenduar tutje se kombet janë shumë të vonshme dhe se shprehja e poetit shqiptar nuk qëndron.





