13 qershor 2015 – Arrestohen shtetasit që grabitën ditën e djeshme filialin e bankës ‘Raiffeissen’ në qendër të Shijakut.
Finalizimi me sukses pas 24 orësh i operacionit “Raiffeissen 2015”, u bë i mundur nga forcat e Komisariatit të Policisë së Shijakut në bashkëpunim me ato të Durrësit, duke vënë në pranga Ervin Varakan, 29 vjeç, banues në Shijak, dhe Jonni (Gentjan) Dodan, 44 vjeç, banues në Elbasan, të cilët grabitën rreth 100 mijë lekë të rinj.
Policia e Durrësit bën me dije se Jonni (Gentjan) Doda është nën hetim nga autoritetet greke për të njëjtën vepër penale.
Nga ky operacion i policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
•Një armë zjarri automatik model 56
•Automjeti tip ‘Fiat’ me targa E 6519 KB,
•Motori tip Scuter,
•Një shumë parash rreth 130 000 lekë të vjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” dhe “Armëmbajtje pa leje” në bashkëpunim.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





