13 qershor 2015 – Me nisjen e sezonit turistik ka filluar dhe trafiku i rënduar në kryeqytet edhe mbi të gjitha në superstradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, segmenti rrugor më fluksin më të madh është Tiranë-Vorë-Durrës. Ky segment ka fluksin më të madh nga ora 7:00-10:00, por edhe në orët e mbrëmjes gjithashtu.

Për këtë problem, policia ka ndërmarrë një plan masash për kryeqytetin për menaxhimin e sezonit turistik, duke njohur qytetarët me segmentet rrugore më problematike dhe me trafik të shumtë.

 

Brenda Tiranës, aksi rrugor me trafikun më të madh është Rruga e Durrësit, sheshi “Karl Topia” dhe sheshi “Shqiponja”, i cili është edhe një nyje lidhëse me autostradën Tiranë-Durrës.

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/